Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta ka besimin e drejtuesve të Arsenalit

Arsenali e ka nisur sezonin në mënyrën më të dobët. Në tri ndeshjet e para në Premier League, ekipi i drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, ka tri humbje.

Gjithashtu, londinezët nuk kanë arritur ende të shënojnë golin e parë në Premier League duke pësuar kështu nëntë gola në tri takimet e para.

Megjithëkëtë, presidenti i Arsenalit, Stan Kroenke, thuhet se do t’i japë kohë trajnerit Arteta.

Madje, mësohet se Kroenke do ta mbështesë trajnerin spanjoll dhe nuk do ta shkarkojë atë nga pozita e trajnerit.