Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta flet për momentin që e ktheu në fushë lojtarin e lënduar

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, ka marrë një lëndim të kofshës mbrëmë në humbjen 2:0 në Premier League nga Tottenhami.

Partey ishte larguar anash fushës pak para fundit të pjesës së parë dhe po qëndronte, kur Tottenhami nisi një aksion. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e shtyu Parteyn të kthehet në fushë për të ndaluar kundërsulmin, por mesfushori vrapoi vetëm pak metra dhe u ndal.

“Unë po mundohesha të shtyja atë, por nuk e kisha kuptuar se sa serioz ishte lëndimi. Ndoshta ai kishte dhimbje shumë të mëdha. Papritmas po na sulmonin, dhe Thomas erdhi në drejtim timin dhe unë e shtyva atë të kthehet në fushë. Unë nuk e dija saktësisht se çfarë ka ndodhur apo nëse ishte diçka serioze”, ka thënë Arteta, raporton agjencia Reuters.

Partey kishte marrë lëndim të kofshës muajin e kaluar.