Trajneri aktual i Arsenalit, Mikel Arteta, po shihet si trajnerë i Barcelonës në një të ardhme jo të largët.
“Sport” shkruan se drejtuesit e Barçës duan që Arteta të jetë trajner i skuadrës, në momentin që Xavi Hernandez do të largohet.
Xavi ka bërë punë të mirë te skuadra nga Katalonja, ani pse këtë sezon është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Barca garat do ti vazhdojë në Ligën e Evropës dhe është edhe në garë për titullin e kampionit në La Liga.
Ndërkaq, Mikel Arteta me Arsenalin po kalojnë sezon fantastik. Ekipi nga Londra renditet i pari në Premier League.