Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Artani e Zekaj eliminohen në Evropian

Dy xhudistët e rinj kosovarë, Andi Artani dhe Shpat Zekaj janë eliminuar në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Hungari.

Zekaj, që garon në kategorinë deri 100 kilogramë, u mposht shpejt nga gjermani Domenik Schoenefeldt në rrethin e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Artani u mposht nga Mattias Kuusik i Estonisë në kategorinë deri 90 kilogramë.

Pos Zekajt e Artanit, Kosova te meshkujt u përfaqësua edhe me Akil Gjakovën që në kategorinë deri në 73 kilogramë fitoi të artën.