Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjashtë xhudistë kosovarë në Evropianin U23 në Gyor

Federata e Xhudos ka konfirmuar e gjashtë xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian U23 që do të mbahet në Gyor të Hungarisë, transmeton Koha.net.

Në kategori të ndryshme Kosova përfaqësohet nga:

-57 Kg Flaka Loxha

-63 Kg Laura Fazliu

-78 Kg Loriana Kuka

Edhe Evropiani i xhudos, sot garojnë Laura, Akili dhe Dardani Luftarake Evropiani i xhudos, sot garojnë Laura, Akili dhe Dardani

-73 Kg Akil Gjakova

-90 Kg Andi Artani

-100 Kg Shpati Zekaj

Federata bën të ditur se garat do të mbahen përgjatë tre ditëve, në ditën e parë ndeshet Flaka Loxha, në ditën e dytë Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, kurse në ditën e tretë Loriana Kuka, Andi Artani dhe Shpati Zekaj.

Edhe Fillim pozitiv i vitit për xhudon kosovare Luftarake Fillim pozitiv i vitit për xhudon kosovare

Me xhudistët ka udhëtuar kryetari i Federatës se Xhudos, Agron Kuka dhe asistent trajneri për grupmosha të reja Fatos Tabaku.

Kosova nga Kampionati Evropian U23 ka gjithsej 8 medalje – 4 të arta, 1 të argjendtë, 3 të bronzta.