Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenalin e pret punë e vështirë me Sportingun

Në rrugë për ta fituar titullin e parë në Premier League pas 19-vjetësh, Arsenali nuk duket se ka probleme për shkak të përkushtimit në Evropë. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se triumfi në Ligën e Evropës mbetet objektiv i rëndësishëm për klubin dhe vazhdon të bëjë vetëm pak ndryshime.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali ndërmjet Sportingut dhe Arsenalit përfundoi 2:2, ndërsa të enjten nga ora 21:00, luan në shtëpi në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së kësaj gare. Sportingu ka luajtur këtë edicion në veri të Londrës, kur barazoi 1:1 me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve. Manchester Unitedi në formë të mirë synon kalimin tutje po ashtu, pasi nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Old Trafford” ka epërsi 4:1 ndaj Real Betisit.

Real Betis – Manchester United zhvillohet nga ora 18:45. Nga ky orar do të luajë edhe Sevilla, gjashtë herë fituese e kësaj gare, që dëshiron që ta ruajë epërsinë e dy golave ndaj Fenerbahçes, që i pret spanjollët në stadiumin e vet të zjarrtë.

Ndërkohë skuadrat italiane, Juventus e Roma, synojnë që t’i ruajnë epërsinë e një, respektivisht dy golave, nga ndeshjet e para kundër Freiburgut dhe Real Sociedadit. Lazio rrezikon eliminimin nga Liga e Konferencës Lazio është në rrezik për t’u eliminuar nga Liga e Konferencës pasi e humbi ndeshjen e parë tek AZ Alkmaari, 2:1, në ndeshjen e 1/8 së finales. Dueli kthyes luhet në Holandë, nga ora 21:00, ndërsa italianët synojnë ta fitojnë trofeun e parë evropian që prej vitit 1999. Ky ballafaqim i prin derbit lokal në Serie A kundër Romës, që zhvillohet të dielën.

West Hami ka epërsi 2:0 ndaj AEK Larnacas së Qipros, para ndeshjes kthyese që zhvillohet në Londër. Villarreali ka luajtur baras 1:1 me ekipin belg, Anderlechtin, ndërsa Fiorentina ka epërsinë 1:0 ndaj Sivassporit para duelit që zhvillohet në Turqi. Nice po ashtu ka fituar ndaj Sheriff Tiraspolit të Moldavisë, 1:0. Ballafaqimi kthyes luhet në Francë, nga ora 21:00.