Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali zyrtarisht heq dorë nga Lemari

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger ka bërë të ditur se ‘Topçinjtë’ kanë hequr dorë nga transferimi i Thomas Lemar, pasi Monaco nuk dëshiron ta shesë atë.

Londinezët shpresonin ta transferonin mesfushorin francez për 40 milionë euro, por largimet e shumta nga Monaco, kanë bërë që ekipi francez ta bëjë të qartë se nuk do ta shesë Lemarin, transmeton kp.

Monaco deri më tani kanë shitur disa nga yjet e skuadrës si, Tiemou Bakayoko, Bernardo Silva dhe Benjamin Mendy, ndërsa edhe Kylian Mbappe dhe Fabinho thuhet se janë afër largimit drejt PSG.