Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali transferon Onyekurun

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin belg KAS Eupen për të transferuar sulmuesin nigerian Henry Onyekuru.

Sipas SkySports, “Topçinjtë” do të paguajnë rreth 7 milionë euro për shërbimet e futbollistit.

Ai ishte top-golashënuesi i sezonit të shkuar në Belgjikë me 20 gola dhe më parë ka refuzuar edhe Celticun.

Për të kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të tjera të njohura në Angli.