Gabriel Martinelli po shkëlqen tek Arsenali këtë sezon.
Sulmuesi brazilian është lojtari kryesor te “Topçinjtë” duke shënuar 10 gola deri më tani.
Forma e mirë që po kalon sulmuesi 18-vjeçar, ka bërë që shumë skuadra, ndër to edhe Real Madridi, të shprehin interesim për të.
Por, klubi i Arsenalit, nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e lojtarit.
Sipas mediave angleze, thuhet se londinezët do t’i ofrojnë kontratë të re brazilianit dhe trefishim të pagës për ta bindur të qëndrojë në Londër.