Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali synon Hulkun gjatë verës

Arsenali raportohet se po konsideron që gjatë verës të transferojë sulmuesin e Shanghai SIPG, Hulk.

Ish-sulmuesi i Portos dhe Zenitit vitin e shkuar kaloi në Kinë dhe në dhjetë paraqitje në ligë ka shënuar pesë gola.

30-vjeçari po ashtu është ndër futbollistët më të paguar në botë.

Gjithsesi, “Don Balon” raporton se Arsenali është i bindur që mund ta kthejë brazilianin në Evropë dhe atë e sheh si zëvendësues të Alexis Sanchezit, nëse kiliani vendos për largim këtë verë.

Artikuj të ngjashëm