Skuadra e Arsenalit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Ivan Fresneda, ka njoftuar “Marca” të hënën.
Bëhet e ditur se Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje me 18-vjeçarin dhe Real Valladolidin, ekip me të cilin Fresneda ka kontratë deri në vitin 2025. Për kartonin e tij, Arsenali ka ofruar 15 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e fortë të Interit, Juventusit e Borussia Dortmundit, skuadra që gjithashtu ishin të interesuara për spanjollin.
Fresneda para fillimit të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Valladolidit dhe ka treguar paraqitje të mira. Ai ka dhjetë ndeshje të luajtura në La Liga, ndërsa Arsenalit pritet t’i bashkohet në fund të këtij sezoni.
Artikuj të ngjashëm