Arsene Wengeri është në presion të shtuar për t’ia siguruar Arsenalit një vend në Ligën e Kampionëve, përndryshe, klubi londinez pritet të shqyrtojë më herët vendimin për të ardhmen e tij.
Londinezët dëshirojnë t’i shmangen paqartësive që u krijuan në Premier Ligë sezonin e kaluar me kontratën e Wengerit, i cili tani është në presion për të shpëtuar punën e tij.
Një numër i hierarkisë së klubit preferon që e ardhmja e francezit të vendoset para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Wengeri dëshiron që të skadojë kontrata e tij, derisa Daily Mail raporton se Arsenali ka filluar strategjinë e largimit të francezit gjatë verës.
Artikuj të ngjashëm