Arsenali i ka ofruar kontratë të re talentit Eddie Nketiah pas rolit të shkëlqyeshëm në fitoren 2 me 1 më herët gjatë javës ndaj Norwichit.
18-vjeçari kishte hyrë nga banka rezervë dhe me dy gola i siguroi Arsenalit çerekfinalen në Kupën e Ligës.
Sipas “The Sun”, futbollisti do të përfitojë rritje prej 650 për qind, nga 2000 funte në rreth 15 mijë funte në javë.
Ai do të mbetet pjesë e Arsenalit deri në fund të sezonit 2021-22.