Arsenali ka shfrytëzuar gabimet e rivalëve për pozitat e para në tabelë, duke mposhtur 0 me 1 Burnleyn në xhiron e 13-të të Premier Ligës.
“Topçinjtë” fituan krejt në fund falë një penaltie të konkretizuar nga Alexis Sanchez.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e katërt duke kaluar Liverpoolin dhe Tottenhamin që barazuan. Klubi londinez ka 25 pikë, vetëm një më pak se Chelsea që është i treti. Manchester Unitedi si i dyti ka 29 pikë, e City si i pari 34.