Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali refuzon Fellainin

Arsenali ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Marouane Fellainit të Manchester Unitedit.

Belgu mbetet lojtar i lirë këtë verë dhe është në dispozicion për bisedime me skuadrat e interesuara.

Sipas “The Sun”, kalimi i Fellainit te Milani dështoi për shkak të pagës së lartë që kërkon futbollisti.

Raporti shton se trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery e donte Fellainin në kohën sa ishte pjesë e PSG-së, por bordi ka vendosur se 30-vjeçari nuk i përshtatet stilit të lojës dhe se paga prej 120 mijë funtesh në javë është tejet e lartë.

Fellaini, që bëri emër tek Evertoni, aktualisht është me Belgjikën në Botëror dhe nuk pritet të vendosë për të ardhmen deri në përfundim të kampionatit.