Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pritet ta bëjë Xhakën kapiten

Foto: Reuters

Arsenali pritet t'ia japë Granit Xhakës shiritin e kapitenit, në përpjekje për të shmangur kalimin e mesfushorit tek Atletico Madridi.

Kështu ka njoftuar të premten gazeta e madhe angleze "The Sun", transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjiganti spanjoll po interesohet për transferimin e Xhakës, si zëvendësim për Rodrin, që do të kalojë te Manchester City.

Tek Arsenali e vlerësojnë të vlefshëm liderin e Zvicrës dhe si pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur atë, mund t'ia ofrojnë shiritin e kapitenit.

Kapiteni aktual i Arsenalit, Laurent Koscielny pritet të largohet nga "Emirates", ndërsa Xhaka vlerësohet i denjë për kapiten të ardhshëm për shkak të përvojës dhe për atë që jep për skuadrën. 26-vjeçari ka luajtur 40 ndeshje në edicionin e kaluar, ndërsa është përdorur në pozita të ndryshme.

Në disa ndeshje ishte edhe kapiten. Tek Arsenali është edhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, por që pritet të largohet. Ditë më parë është raportuar se klubi londinez po ka telashe për të gjetur skuadër të interesuar të paguajë aq sa synohet për Mustafin.