Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali po mendon huazimin e Ruganit

Mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, i është thënë se mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” dhe Arsenali po e mendon huazimin e tij për dy vjet, raporton “Corriere dello Sport”.

24-vjeçari italian ka pasur 15 paraqitje në sezonin e shkuar në Serie A dhe pritet të largohet pasi në Torino është transferuar Matthijs de Ligt.

Arsenali, që ka pasur probleme me mbrojtjen sezonin e shkuar dhe me Laurent Koscielnyn që ka kërkuar largimin, raportohet se është skuadra më e interesuar për Ruganin.

Artikuj të ngjashëm