Arsenali raportohet se ka përjashtuar mundësinë e shitjes së sulmuesit Alexis Sanchez te rivalët e Premier Ligës.
Kampioni Chelsea dhe Manchester City raportohet se kanë kërkuar shërbimet e kilianit që po hyn në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë“.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsesi, “The Independent” raporton se Arsenali është i vendosur t’i rezistojë ofertave nga rivalët e ligës dhe do të lejojë largimin e futbollistit vetëm jashtë Anglisë.
Arsenali po përpiqet të bindë Sanchezin që të vazhdojë kontratën me klubin, por dështimi i klubit që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve e bën këtë më të vështirë.
Futbollisti mësohet se dëshiron të mbesë në Londër, por refuzimi i Arsenalit për ofertat e klubeve tjera e bën Bayernin favorit për transferimin e ish-yllit të Barçës.