Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali nuk lejon që Sanchez të kalojë te një klub tjetër i Premier Ligës

Arsenali raportohet se nuk do të lejojë që Alexis Sanchez t’i bashkohet një rivali të Premier Ligës gjatë afatit kalimtar të verës.

Kiliani thuhet se ka dështuar të arrijë marrëveshje të re me klubin dhe gjatë kësaj vere do të largohet nga “Topçinjtë”.

Sipas “Daily Mail”, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur shumë klube evropiane përfshirë Manchester Cityn e Chelsea, por Arsenali ka vendosur që për 28-vjeçarin të pranojë oferta që vijnë vetëm nga ligat tjera dhe jo ajo angleze.

PSG dhe Juve mbesin favoritët për transferimin e tij.