Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas portierit të Leicesterit

Arsenali ka shprehur interesim për portierin e Leicesterit, Kasper Schmeichel, raporton Mirror.

Danezi ka luajtur një rol kyç në triumfin e Leicesterit në sezonin e kaluar në Premier Ligë, kurse këtë sezon ishte vendimtar në kalimin e Leicesterit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Arsene Wenger dhe krerët e klubit janë në kërkim të nj portieri që do të siguronte për një kohë të gjatë portën e klubit, ndërsa Schmeichel shihet se zëvendësues ideal i Petr Cechut që është afër ditëlindjes së tij të 35-të.