Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas mbrojtësit Boly

Foto: Getty Images

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin, Willy Boly që është pjesë e Wolverhamptonit.

Tabloidi anglez “The Sun” ka raportuar të hënën se Arsenali tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Wolvesit dhe për transferimin e Bolyt gjatë afatit kalimtar të janarit, është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim mbi 20 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Francezi Boly vitin e shkuar iu bashkua Wolvesit nga Porto dhe këtë edicion është i pazëvendësueshëm në repartin defensiv, duke regjistruar shtatë paraqitje në Premier League.

Boly ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2021 kurse të Arsenali shihet si përforcim i madh për mbrojtjen. Ai karrierë ka bërë edhe te Braga e Auxerre.