Arsenali raportohet se ka ofruar 10 milionë funte për mbrojtësin e Fenerbahçes, Simon Kjaer.
28-vjeçari iu bashkua klubit turk në qershor të vitit 2015 dhe në sezonin e fundit ka pasur 27 paraqitje në Superligën turke.
Liverpooli më parë ishte klubi që kishte shprehur interesim për të, por, sipas “TurksVoetbal”, Arsenali tani ka ofruar 10 milionë funte pasi dëshiron të përforcojë mbrojtjen.
Arsenali deri tani ka transferuar edhe mbrojtësin Sead Kolashinac si transfer të lirë.