Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali transferon mbrojtësin boshnjak Kolashinac

Arsenali është pajtuar me transferimin e mbrojtësit të majtë të Schalkes, Sead Kolashinac, i cili do të kalojë në Londër si lojtar i lirë, por nuk mund të zyrtarizohet deri në korrik.

Milani kishte shprehur interesim për lojtarin, por Kolashinac është pajtuar me kalimin tek Arsenali.

Edhe Evertoni kishte joshur 23-vjeçarin, mirëpo tentimit të klubit nga Liverpooli i erdhi fundi të hënën kur Arsenali kreu bisedimet me të.