Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kolasinac – transferimi i parë i Arsenalit këtë verë

Mbrojtësi i majtë i Schalkes, Sead Kolasinac, do t’i bashkohet Arsenalit kur t’i skadojë kontrata me klubin gjerman gjatë verës.

23-vjeçari që luan për Bosnje dhe Hercegovinën do të zyrtarizohet si futbollist i Arsenalit më 1 korrik, raporton SkySports.

Për të kanë shprehur interesim edhe Evertoni, Manchester City dhe Milani, por ai thuhet se ka zgjedhur kalimin në Londër.