Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali nxjerr në shitje Havertzin

Kai Havertz do të largohet nga skuadra e Arsenalit pas vetëm gjashtë muajve, ka shkruar “The Sun” të mërkurën.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Arsenalit kanë marrë vendim për ta nxjerr në shitje sulmuesin gjerman në afatin kalimtar të janarit.

Madje, mësohet se Arsenali tashmë ia ka ofruar Havertzin skuadrës së Real Madridit për 40 milionë euro. 24-vjeçari iu bashkua Arsenalit nga Chelsea këtë verë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Në 17 ndeshje të luajtura deri më tani, Havertz ka vetëm 1 gol dhe 1 asistim.

Ai u transferua për 75 milionë euro tek Arsenali, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Artikuj të ngjashëm