Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kompleton transferimin e parë të verës

Arsenali e ka kompletuar transferimin e parë të afatit kalimtar veror duke e sjellë në skuadër Kai Havertzin nga skuadra e Chelseat. Nënkampioni i Premier Leagues e mposhti konkurrencën e Bayern Munichut për transferimin e 24-vjeçarit.

Arsenali për shërbimet e tij ka shpenzuar 70 milionë euro.

“Është shumë emocionuese për mua pasi i jam bashkuar një klubi të shkëlqyer. Kjo skuadër ka histori të madhe dhe shpresoj të arrijë shumë gjëra. Qëllimi është të fitojmë trofe dhe do të jap gjithçka për ta arritur një gjë të tillë për tifozët dhe të gjithë në klub”, theksoi ndër të tjera Havertz për faqen zyrtare të klubit.

Havertz në vitin 2020 u transferua te Chelsea për 80 milionë euro nga Bayer Leverkuseni. Ai e lë Chelsean me statistika prej 32 golave dhe 15 asistimeve në 139 ndeshje të luajtura. E shënoi golin e fitores në finale të “Championsit” në edicionin 2020/21, kur Chelsea triumfoi ndaj Manchester Cityt.

Artikuj të ngjashëm