Skuadra e Arsenalit është në negociata me sulmuesin e krahut, algjerianin Yacine Brahimi, që është futbollist i lirë.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Arsenali i ka ofruar atij kontratë trivjeçare, pasi trajneri Unai Emery e sheh si përforcim të duhur për repartin e sulmit.
Brahimi në pesë edicionet e fundit ka qenë pjesë e Portos, duke realizuar 36 gola në 139 paraqitje në të gjitha garat, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi ka kërkuar një përvojë të re në karrierë.
Gjasat janë të mëdha që Brahimi gjatë kësaj jave të zyrtarizohet tek Arsenali.
Algjeriani më herët ka luajtur edhe te Granada, Clermonti e Rennesi. Ai ka 45 ndeshje e 11 gola me Përfaqësuesen e Algjerisë.