Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Osimhen

Arsenali i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen, raportoi të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Newcastle, Manchester United dhe Tottehami gjithashtu janë ekipe të interesuara për futbollistin 23-vjeçar, i cili aktualisht vlerësohet 100 milionë euro.

Arsenali e sheh futbollistin e Napolit si zëvendësues të Pierre-Emerick Aubameyangut, i cili u largua nga klubi në janar si lojtar i lirë te Barcelona.

Në këtë edicion, sulmuesi nigerian ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 25 paraqitje.