Sport

Arsenali në fund të sezonit vendos për të ardhmen e Ozilit

Foto: Reuters

E ardhmja e Mesut Ozilit në Arsenal, do të shqyrtohet në fund të sezonit nga drejtuesit e klubit.

Ozili që nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Emery, duke e humbur vendin e titullarit, e ka kërkuar largimin gjatë këtij afati kalimtar.

30-vjeçari nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën e re të ofruar nga drejtuesit e klubit, duke kërkuar përmirësim të pagës.

Ozili ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021.