Arsenali e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:0 përballë Tottenhamit. Derbi i Londrës është duke u zhvilluar në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium” dhe I takon javës së 20-të të Premier Leagues së Anglisë.
Arsenali kaloi në epërsi me autogolin e portierit Hugo Lloris në minutën e 14-të, ndërsa Martin Odegaard shënoi për epërsinë 2:0 në minutën e 36-të.
Granit Xhaka është titullar te lideri i Anglisë.