Arsenali ka shënuar fitore bindëse sot ndaj Watfordit, dhe pjesë e golashënuesve ishte edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare Shkodran Mustafi.
3 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net. Epërsinë e parë e krijoi Shkodran Mustafi në minutën e tetë pas asistimit nga Ozil.
Aubameyang shënoi golin e dytë në minutën e 59 pas asistimit nga Mkhitaryan. Dhe ishte armeni që shënoi golin e tretë në minutën e 77.
Në vendin e gjashtë Arsenali ka 48 pikë, kurse Watfordi në vendin e dhjetë ka 36 pikë.