Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ishte në mesin e golashënuesve në fitoren e Arsenalit ndaj Tottenham Hotspurit.
25-vjeçari realizoi golin e parë të Arsenalit ndaj rivalit lokal kur shënoi me kokë në minutën e 36-të.
Golin e dytë dhe të fundit në këtë takim e realizoi Alexis Sanchez në minutën e 41-të.
Me këtë fitore Arsenali ngjitet në pozitën e pestë me 22 pikë, një më pak se Tottenhami në pozitën e tretë.
Artikuj të ngjashëm