Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali fiton ndaj Watfordit

Arsenali e ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe të gjashtë këtë sezon në Premier League.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta e ka mposhtur Watfordin me rezultatin 1:0, në duelin e xhiros së 11-të që është luajtur të dilën në “Emirates”.

Emile Smith Rowe shënoi golin e fitores në minutën e 56-të. Ky ishte goli i tretë në tri ndeshje rresht në ligë për anglezin 21-vjeçar.

Në këtë takim, Pierre-Emerick Aubameyangu humbi një penallti në minutën e 36-të. Goditjen e tij e priti portieri Ben Foster.

Ndërkohë, mysafirët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas përjashtimit të Juraj Kuckas në minutën e 89-të.

Arsenali tani zë vendin e pestë me 20 pikë. Ndërkaq, Watfordi renditet i 17-ti me dhjetë pikë.

Artikuj të ngjashëm