Sulmuesi Facundo Torres ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Angli. “Sky Sports” ka njoftuar të hënën se interesim për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Arsenalit.
22-vjeçari është pjesë e ekipit amerikan, Orlando City, dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro. Torres në fillim të këtij viti iu bashkua Orlandos nga Penaroli dhe me ekipin amerikan ka kontratë deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Arsenali do ta testojë Orlandon me një ofertë në janar pas formës së mirë që Torres ka treguar këtë edicion. Ai ka shënuar 13 gola e ka bërë dhjetë asistime në 40 paraqitje për Orlandon.