Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali mendon të shesë Cechun

Arsenali ka vendosur për shitjen e portierit Petr Cech gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Cech është pjesë e klubit londinez për tre vjet, gjatë të cilave ka realizuar 117 paraqitje, por ardhja e Bernd Lenos pritet ta lë në bankë rezervë 36-vjeçarin.

Ish-klubi i tij, Chelsea, ka shprehur interesim për Cechun dhe sipas Daily Mail, Arsenali mund të lejojë largimin e tij.

Londinezët nuk dëshirojnë të kenë tre portierë për sezonin e ardhshëm dhe Cech ose Davide Ospina me gjasë do të largohen gjatë javëve të ardhshme.

Artikuj të ngjashëm