Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kryeson garën për Asension

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Arsenali po udhëheq garën për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio, raporton “calciomercato” të martën. Milani dukej në pozitë më favorizuese për transferimin e 26-vjeçarit, por ekipi kuqezi është tërhequr për shkak të kërkesave të larta të futbollistit spanjoll.

Arsenali është i gatshëm t’ia përmbush kërkesat për ta pasur në dispozicion nga vera e këtij viti.

Asensio me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm