Skuadra e Arsenalit ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me huazimin e Philippe Coutinhos, pasi mesfushori brazilian nuk bën pjesë në planet e ekipit nga La Liga për edicionin e ri.
Kështu, ka shkruar të dielën e përditshmja spanjolle "Diario AS", transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Arsenali po kërkon huazimin e Coutinhos, me të drejtën e blerjes së tij në vitin tjetër.
Barcelona për të lënë të lirë Coutinhon, kërkon të paktën 100 milionë euro dëmshpërblim.
Coutinho 27-vjeçar, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.
Ai në "Camp Nou" u transferua në janar të vitit të shkuar, por asnjëherë nuk të bind me paraqitjet e tij. Për shërbimet e tij, Barça i pagoi Liverpoolit 145 milionë euro dëmshpërblim.
Edicionin e fundit, Coutinho ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime në 54 ndeshje.