Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Wijnaldumin

Arsenali po synon të përforcohet në mesin e fushës. Sipas “Sky Sports” drejtuesit e klubit londinez janë duke e monitoruar situatën e Georginio Wijnaldumit te Paris Saint-Germain.

Mesfushori holandez nuk është i kënaqur te skuadra aktuale dhe mund të shitet në janar.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, raportohet se e sheh holandezin përforcim ideal për mesin e fushës.

Wijnaldum në të kaluarën në Premier League ka luajtur te Liverpooli dhe Newcastle.