Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit të Getafes, Djene Dakonam në fund të këtij edicioni raportojnë mediumet angleze të hënën.
Mësohet se trajneri i Arsenalit, Unai Emery po kërkon me ngulm mbrojtësin 27-vjeçar, që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në La Liga, transmeton KTV. Madje, Emery e ka përcjellur Djenen nga afër në ndeshjen e fundit të Getafes që barazoi pa gola me Valencian dhe është impresionuar me lojën që ka treguar reprezentuesi i Togos.
Për transferimin e Djenes, Arsenali është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim. Djene te Getafe është transferuar në verën e vitit 2017 nga St. Truideni i Belgjikës dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2023.