Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për mbrojtësin Djene

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit të Getafes, Djene, raportojnë mediumet angleze të hënën.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po kërkon me ngulm mbrojtësin 27-vjeçar, që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në La Liga.

Madje, Emery e ka përcjellë Djenen nga afër në ndeshjen e fundit të Getafes që barazoi pa gola me Valencian dhe është impresionuar me lojën që ka treguar reprezentuesi i Togos.

Për transferimin e tij, Arsenali është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim.

Djene te Getafe është transferuar në verën e vitit 2017 nga St. Truideni i Belgjikës dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm