Skuadra e Arsenalit po insiston në transferimin e dy futbollistëve të Sampdorias, mbrojtësit Joachim Andersen dhe mesfushorit Dennis Praet kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën.
Më herët, Sampdoria ka refuzuar ofertën e Arsenalit prej 42 milionë eurosh për të dy lojtarët dhe ekipi nga Londra është i gatshëm të ngrit ofertën deri në 60 milionë euro për shërbimet e tyre, transmeton Koha Ditore.
Si Praet ashtu edhe Andersen në edicionin e fundit kanë treguar paraqitje të mira në Serie A dhe ishin ndër lojtarët kryesor te Sampdoria.
Andersen 23-vjeçar, ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2022 derisa Praet 25-vjeçar deri në vitin 2021.
Artikuj të ngjashëm