Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali i prin garës për Tielemansin

Arsenali është duke i prirë garës për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Youri Tielemans, ka shkruar të dielën “The Sun”.

Tielemansin është duke e kërkuar edhe Manchester Unitedi, por “revolveristët” janë kandidat më serioz për t’i siguruar shërbimet e tij.

Për belgun në të kaluarën është thënë se mund të transferohet edhe te Real Madridi në Spanjë, për shkak se synon të luajë në Ligën e Kampionëve.

24-vjeçari ka luajtur në 36 ndeshje sivjet dhe ka shënuar shtatë gola dhe ka tri asistime.

Artikuj të ngjashëm