Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali i pandalshëm, +5 nga City

Arsenali ka vazhduar formën e mrekullueshme edhe në ndeshjen e fundit në Premier League para se të fillojë Kampionati Botëror në Katar më 20 nëntor.

Topçinjtë arritën të marrin tri pikë në udhëtim te Wolvesi të shtunën mbrëma, duke i mposhtur 2:0.

Dy golat e Martin Odegaardit (55’ 75’) në pjesën e dytë ia dhanë fitoren mjaft të vlefshme skuadrës së trajnerit Mikel Arteta.

E vetmja gjë negative sot për Arsenalin ishte Granit Xhaka. Ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 15-të për shkak të një shqetësimi që e ndjeu.

Fitorja e shkëput plus pesë pikë Arsenalin në vendin e parë. Kanë 37 pikë, ndërsa City i pozitës së dytë ka 32 sosh. Wolvesi është i fundit me dhjetë pikë.

Golat:

https://dubz.co/v/637jvc

https://dubz.co/v/9r6k4p

Artikuj të ngjashëm