Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali huazon Chambersin te Fulhami

Arsenali ka huazuar mbrojtësin Calum Chambers te Fulhami për një sezon.

23-vjeçari nënshkroi kontratë të re me Arsenalin muajin e shkuar, por siç duket akoma s’ka siguruar vend në ekipin e parë te “Topçinjtë”.

Ai ishte huazuar sezonin e shkuar te Middlesbrough, ndërsa për Arsenali që nga viti 2014 është paraqitur 82 herë.

“Calum është mbrojtës i talentuar me të ardhme të ndritur. Të gjithë besojmë se ky huazim do të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të tij dhe i urojmë sezon të suksesshëm”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery.

Artikuj të ngjashëm