Arsenali është gati t’i shpenzojë 100 milionë euro për Decaln Ricen e West Hamit. Kapiteni i klubit anglez dëshiron të largohet gjatë verës për t’u transferuar në ndonjë klub më të madh. Në garë për futbollistin e Anglisë janë shumë skuadra të njohura në Angli.
Enzo Fernandez mban rekordin në Angli. Ai u ble nga Chelsea për 121 milionë euro nga Benfica e Portugalisë. Për Ricen interesim kanë shprehur edhe Manchester United, Manchester City, Newcastle dhe disa klube të tjera angleze.
24-vjeçari ka refuzuar ofertën e re të klubit. Ai me Werst Hamin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me opsionin edhe për një vit tjetër.