Arsenali e ka regjistruar fitore ne parë pas një barazimi e tri disfatave në Premier League e Kupën FA.
Arsenali të shtunën gjatë ditës fitoi në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit anglez me rezultat të thellë ndaj Crystal Palacet, 5:0.
Mbrojtësi brazilian, Gabriel, shënoi për 1:0 në minutën e 11-të. Portierit Dean Henderson iu regjistrua autogol në minutën e 37-të, ndërsa golin e tretë Arsenali e shënoi pas një kundërsulmi shumë të shpejtë.
Leandro Trossard realizoi në minutën e 59-të. Po pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar, në minutën e katërt të shtesës, Gabriel Martinelli realizoi për 4:0.
I njëjti futbollist realizoi edhe një herë tjetër një minutë më vonë, për rezultatin përfundimtar, 5:0.
Me këtë fitore, Arsenali mbetet sipër në tabelë me 43 pikë në 21 ndeshje të luajtura. Crystal Palace ka 21 pikë në po aq ndeshje të zhvilluar.