Arsenali e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2020/21 në Premier Ligë, ku paraqitje shumë të mirë patën transferimet e reja, Willian e Gabriel.
Në ndeshjen hapëse “Topçinjtë” e mposhtën rivalin lokal Fulhamin me rezultat bindës prej 2 me 0 në udhëtim, transmeton KOHA.
Ishte Lacazette ai që shënoi golin e parë në minutën e tetë të takimit.
Kur po luhej minuta e 49 në skenë dolën dy transferimet e reja të Arsenalit, Willian e Gabriel.
Gabriel shënoi në debutim, derisa për të asistoi Williani.
Ish-ylli i Chelseat, Willian, asistoi edhe njëherë në minutën e 57, këtë herë për Aubameyangun.