Sport

Arsenali e konsideron transferimin e Vinicius Jr në formë huazimi

Foto: Reuters

Arsenali është duke e konsideruar transferimin në formë të huazimit të anësorit të Real Madridit Vinicius Junior, raporton Daily Star.

“Topçinjtë” janë duke shikuar mundësinë e një marrëveshje të përkohshme me 20 vjeçarin pas problemeve për të shënuar gola në pjesën e parë të sezonit.

Reali është i hapur për largimin e Vinicius Jr në formë huazimi, me të riun që ende duhet ta dëshmojë se mund të ketë vazhdimësi me performancat e tij në Santiago Bernabeu.