Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali bën ofertë për Vazquezin

Arsenali ka bërë një ofertë prej 32 milionë euro për transferimin e sulmuesit spanjoll të Real Madridit, Lucas Vazquez, raporton gazeta "AS" të premten.

Skuadra londineze po shpreson të forcojë sulmin me futbollistin spanjoll. Mirëpo, do të ketë konkurrencë për të transferuar 28-vjeçarin, pasi Interi, Bayern Muencheni dhe Paris Saint-Germaini po ashtu kanë shprehur interesim për Vazquezin, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vazquez ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2021. Stinorin e fundit ai luajti 47 ndeshje të gjitha garat, ndërsa shënoi pesë gola dhe asistoi katër tjerë. Për Spanjën ai ka luajtur nëntë herë.