Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali arrin marrëveshje me portierin Ramsdale

Arsenali ka arritur marrëveshje në parim për portierin e Sheffield Unitedit, Aaron Ramsdale.

“Revolveristët” do të paguajnë 24 milionë funte për reprezentuesin e Anglisë, ndërsa me pagën, kësaj shifre do t’i shtohen edhe 6 milionë funte tjera.

Ramsdale pritet të jetë portieri i parë i skuadrës së Arsenalit.

Bournemouthi do të përfitojë nga lëvizja e Ramsdale po ashtu, pasi ish-klubi i tij do t’i marrë 15% të çdo transferimi që bëhet mbi 19 milionë funte.

Në momentin që kompletohet marrëveshja për Ramsdalen, Arsenali do ta lirojë portierin tjetër, Alex Runarsson.